13:09 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bie lakorja e infeksionit, në Gjilan, janë 70 raste aktive me Covid-19

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, është mbajtur të hënën takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm.

Numri dy i komunës ka bërë të ditur se lajmi i mirë është se po bie vazhdimisht lakorja e infeksionit, duke shtuar se në Gjilan aktualisht janë 70 raste aktive.

Ndërkohë, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 988 të infektuar në total, 874 të shëruar, 70 raste aktive, 18 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 17 mostra në pritje.

Edhe në këtë takim, ka dalë apeli i përbashkët për qytetarët që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve, përfshirë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale.