20:28 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Në gusht e renditi Mustafën si President, sot Haki Abazi thotë se ky post nuk i takon!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar së fundi zhvillimet e fundit në negociatat LDK-VV lidhur me udhëheqjen e re të vendit.

Abazi që në gusht të këtij viti dështonte Isa Mustafën si President të Kosovës, tani thotë se edhe presidentin edhe kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Ibrahim Rugovës.

Madje ai tha se LDK-ja po kërkon çka nuk i takon, duke harruar që muaj më parë vetë e rangoi Musafën në krye të listës së të preferuarve të tij, shkruan Indeksonline.

“Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh”, thotë Abazi.

Më parë i njëjti renditi udhëheqjen e vendit kësisoj: Isa Mustafa President, Albin Kurti Kryeministër, Vjosa Osmani Kryetare e LDK dhe Kryeparlamentare.

Ndryshe takimet në mes dy partive kanë vazhduar edhe gjatë kësaj jave, por pa ndonjë vendim të konkretizuar lidhur me ndarjen e ekzekutivit, aty edhe ku ka ngecje pwr mos-arritjen e koalicionit./Indeksonline/