23:42 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në Hong-Kong bien para në vend të shiut

Banorët e një prej lagjeve më të varfra të Hong Kongut nxituan të mblidhnin monedhat me vlerë 100 dollarë që po “binin nga qielli”.

Mediat e huaja raportojnë se të gjitha monedhat e hedhura arrijnë në vlerën e 25 mijë dollarëve.

Një 24-vjecar, i identifikuar si Wong Ching-kit që besohet të jetë pas këtij rasti është arrestuar nga policia për shkaktim rrëmuje në vend publik.

Mediat e huaja raportojnë se ai njihet si “mjeshtër i monedhave virtuale” pasi ka një kompani që reklamon monedha dixhitale.