20:15 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Në janar, ky futbollist largohet nga Barcelona (Foto)

Arda Turan ka lënë të kuptohet se gjatë mini-afatit të janarit do të largohet nga Barcelona.

Mesfushori i Kombëtares së Turqisë do të largohet nga klubi katalunas gjatë janarit, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti, përmes mediave turke.

“Unë nuk do të ndryshoj mendimin tim, Barcelona është klubi më i mirë në botë dhe kjo ishte ëndrra ime. Por vjen një moment që t’i duhet të shkosh”, ka thënë Turna.

30-vjeçari u transferua në “Camp Nou” në vitin 2015 nga Atletico Madrid. Në 36 paraqitja sa ka zhvilluar me klubin e Barelonës, Turan ka shënuar vetëm pesë gola./IndeksOnline/