75 Mall Live Search
09:23 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në janar rikthehet pista, ”Luka Modric”

Interi është gati që ta rikthejë vëmendjen te mesfushori i Real Madridit, Luka Modric.

Siç shkruan Corriere dello Sport, reprezentuesi kroat ende nuk është i lumtur në Bernabeu dhe se është i hapur për një largim.

Tentimet e ”Nerezzurrëve” për ta transferuar kroatin në verë e ka irrituar Real Madridin, klub i cili dëshironte ta akuzonte Interin në FIFA, transmeton IndeksOnline.

Image result for luka modric

Por, sot, në ballinën e CdS shkruhet se 33-vjeçari nuk është i lumtur nën urdhrat e Julen Lopeteguit te kampioni i shumëfushtë i Evropës.

Gjithashtu, gazeta në fjalë shkruan se Interi do t’i rikthehet pistës ”Modric”, por lojtari mund të largohet vetëm nëse Reali e gjen zëvendësuesin e tij.

Opsionet e Real Madridit përfshijnë edhe dyshen e Paris Saint-Germmain, Neymar dhe Kylian Mbappe./IndeksOnline/