09:20 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / B O

Në katër ndeshjet e para në Botëror, gati 1 orë minuta shtesë!

Vetëm katër ndeshje në Botëror, por gati 1 orë minuta shtesë në këto sfida. Ky është një nga ndryshimet që ka rënë në sy tek adhuruesit e futbollit.

Dhe kjo nuk ka qenë vetëm për shkak të VAR -it , i cili pavarësisht se ka ndërhyrë disa herë nuk ka qenë protagonisti kryesor i çështjes.

Një nga udhëzimet e kreut të gjyqtarëve, Pierluigi Collina ka qenë që në Botërorin në Katar të ndalohet loja e dhunshme dhe zhagitja e lojës. Kjo e dyta ka qenë arsyeja që gjyqtarët kanë kompenzuar me shumë minuta shtesë në të gjitha ndeshjet e luajtura.

“Ne do të persekutojmë ata që përpiqen të mashtrojnë , ata që bëjnë sikur kërkojnë përfitim e kanë. Është diçka e papranueshme dhe ne nuk do ta lejojmë ”, shpjegoi Collina.

Minutat e shtuara në katër ndeshjet e para:

Katar – Ekuador: 10 minuta (5 + 5)
Angli – Iran: 24 minuta (14 + 10*) *Përfundoi në 4 të tjera në pjesën e dytë.
Senegal – Holandë: 10 minuta (2 + 8)
Shtetet e Bashkuara – Uells: 13 minuta (4 + 9)./Indeksonline/