16:00 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në kërkim të golit të 300-të në Derby della Madonnina

Interi dhe Milani janë në kërkim të golit të 300-të në Derby della Madonnina, para përballjes së 222-të sonte.

Dy skuadrat përballen sonte në ”San Siro”, dhe kjo do të jetë ndeshja e 222-të e rivalëve nga Milano.

Interi ka shënuar 299 gola në Derby della Madonnina, pra sonte do ta kërkojë golin e 300-të, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, edhe ”Rossonerët” nuk qëndrojnë keq në këtë aspekt, ku aktualisht kanë shënuar 297 gola në derbi.

Për ta arritur këtë shifër, Milani duhet të shënojë tre gola, gjë që nuk e kanë bërë në pesë derbit e fundit.

E fundit me rezultat, 3-0 për Milanin ishte në fund të janarit, 2016, dhe një përsëritje e këtij rezultati, do të bënte që Milani ta arrinte këtë shifër.

Duke u bazuar në historinë e përballjeve milaneze, Interi ka 78 fitore, ndërsa Milani 76  në përgjithësi – ndërsa në kampionat, Interit i takojnë 70 fitore, dhe 62 Milanit./IndeksOnline/

Temat: