09:21 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / B O

Në këtë lokacion është vendosur bllokada e KFOR-it në Leposaviq

KFOR-i vazhdon të kontrolloj mëngjesin e sotëm hyrje-daljet në Leposaviq. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se KFOR-i ka vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”.

Ushtarët e KFOR-it po pyesin të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për rolin e tyre por që të njëjtat deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviq dhe në pikat kufitare.

Madje për këtë vendim Indeksonline merr vesh se është njoftuar edhe kryeministri Kurti./Indeksonline/