18:32 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Në këtë moment suksesi, Rashica kujton kohët e vështira të luftës

E madhe është përkrahja për Kombëtaren e Kosovës.

Por padyshim se gjithë futbollistët e meritojnë këtë, për angazhimin e pashoq që kanë në secilën ndeshje të Kosovës.

Është pikërisht sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica i cili sot ka vendosur të bëjë një krahasim kohor shumë emocional.

Duke publikuar një fotografi të kosovarëve në mars të vitit 1999 kur detyroheshin të lëshonin vendin për shkak të gjenocidin serb dhe një të lojtarëve në mars të këtij viti, Rashica bën të ditur edhe një herë qartazi se si të rinjtë kosovarë po e bëjnë vendin të ecën përpara, transmeton Inkesonline.

Edhe pse mbrëmë ishte i pafat në barazimin 1:1 ndaj Bullgarisë, Rashicën e përkrahën edhe gjithë lojtarët e tjerë dhe padyshim Dardanët.

Kosova vazhdon të mos njohë humbjen, ka 12 ndeshje pa asnjë humbje kurse në atë të radhës do të përballet me Malin e Zi në Podgoricë./Indeksonline/