14:00 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / AR

Në këtë shtet do të mbahet “Eurovision 2023”

Eurovision Song Contest do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar vitin e ardhshëm. Këtë e njoftoi organizatori europian.

Organizatorët vendosën që eventi të mos mbahet në shtetin që fitojë Eurovisionin, Ukrainën, për shkak të luftës me Rusinë.

Mbretëria e Bashkuar doli e dyta në konkurs këtë vit me këngëtarin, Sam Ryder.

Nuk dihet ende se në cilin qytet do të zhvillohet Eurovisioni, por tashmë kanë shfaqur interes qytete si Glasgow dhe Mançester./Indeksonline/