Në këtë vend turistik janë të ndaluar telefonat
Mediat sociale janë shumë të rëndësishme për vendet turistike për shkak se ndihmon në rritjen e turizmit.
Tek vendi turistik Bali, saktësisht në resortin Ayana and Spa është krejtësisht e kundërta, transmeton Indeksonline.
Ata kanë dhënë një urdhër ndalese për përdorimin e telefonave nga turistët. Nga ora 9 e mnëgjesit deri në 5 të mesditës turistët e kanë të ndaluar të përdorin telefonin afër pishinës.
“Karakteri i River Pool është krijuar për qetësi, ku mysafirët tanë mund të relaksohen dhe të shijojnë mometin.”, u shprehë një nga zyrtarët e resortit. /Indeksonline/