16:32 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Në këto kanale televizive mund ta shikoni ndeshjen Cluj – Ballkani

Ballkani do ta luajë sot ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Europa Conference League.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj sonte në udhëtim me skuadra rumune CFR Cluj, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndeshje do të transmetohet në dy platforma në Kosovë, në Artmotion përmes kanalit Sport1 dhe platformës Digitalb në SuperSport 2.

Ballkani sot mbyll aventurën në garat evropiane për këtë edicion pasi edhe në rast fitoreje nuk ka shpresë që të kualifikohet tutje.

Ndeshja fillon në ora 18:45, kurse takimi i parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1-1 në “Fadil Vokrri”./IndeksOnline/