20:52 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në Kiev, të rinjët e Arsenalit mposhtin pa probleme Vorsklan

Arsenali ka regjistruar fitore të rëndësishme kundër Vorsklas në Europa League.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin E, Arsenali mposhti Vorsklan e Ardin Dallkut me rezultat, 3-0.

Ani, pse me formacion kryesisht me lojtarë të ri, skuadra e Unai Emeryt arriti të shënojë tre gola në Kiev, transmeton IndeksOnline.

Emile Smith-Rowe (’11), Aaron Ramsey (p,’27) dhe Joseph Willock (’41) ishin autorët e sotëm të Arsenalit.

Me këtë fitore, Arsenali përforcon kreun e tabelës në grup me 13 pikë, por duhet të ketë kujdes në ndeshjen e fundit.

Kjo për shkak se Sportingu i Lisbonës është në vendin e dytë me 10 pikë, ku portugezët sonte mposhtën Qarabagun me rezultat, 6-1./IndeksOnline/