15:07 / E Premte, 19 Maj 2023 / S Z

Në Kirurgjinë e fëmijëve realizohet për herë të parë me sukses, thyerja laserike e gurëve tek një fëmijë tre vjeçar

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovë, për herë të parë u realizua me sukses thyerja (lithotrsipsia) laserike e gurëve në traktin urinar tek një fëmijë tre vjeçar.

Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve tani në ambientet e Spitalit të ri të fëmijëve “Sheikha Fatima” po vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve intervente endoskopike me metoda minimale invazive, me qasje dhe pajisje bashkëkohore dhe kjo fal angazhimit e profesiomalizmit të personelit të specializuar në këtë fushë.

Ky intervenim u realizua në bashkëpunim të ngushtë në mes të ekipës profesionale të Kirurgëve pediatrik të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikës së Anesteziologjisë dhe me specialistë të Klinikës së Urologjisë.