15:13 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në Klinë përurohet një rrugë, një tjetër fillon sot

Në Potërq të Klinës është përuruar rruga e re, përderisa Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se në të njëjtën komunë sot ka filluar të shtrohet një rrugë e re.

Sipas tij, në Gjugjevikun e Madh të kësaj komune sot ka filluar punimet për rrugën e re 4 kilometërshe.

“Një rrugë përfundoi e një e re filloi. Banorët e Potërqit në Klinë, nga sot kanë në dispozicion rrugët e asfaltuara. Ndërsa në Gjurgjevikun e Madh të kësaj komune filluan punimet për rrugë të re 4 kilometërshe. Ky projekt do të realizohet ne bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe komunën. Jemi gjithandej Kosovës, për të mirën e qytetarëve!”, ka shkruar ai./Indeksonline/