22:16 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Në Komisionin e AKI-së, Ganja merr ujin me vete për shkaqe sigurie

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe ka raportuar i pari i këtij institucioni, Shpend Maxhuni.

Gjatë këtij takimi është folur për zhvillimet e fundit në vend, transmeton Indeksonline.

Pak minuta para se të nisë mbledhja, anëtarët e komisionit  kanë zënë vendet e tyre përballë Maxhunit.

Zakonisht në tryeza të tilla servohet uji në shishe të plastikës, por ajo që u veçua kësaj radhe ishte deputetja, Ganimete Musliu.

Kryetarja e këtij komisioni, Musliu, është pyetur se pse ka zgjedhur që uji i saj të jetë në shishe qelqi.

“Për masa sigurie”, i është përgjigjur ajo Shemsi Sylës nga VV, duke buzëqeshur .

Sigurisht, kjo ishte shakaja e radhës nga Musliu.

Vlen të përmendim faktin se nuk është hera e parë që me batutat e saj, deputetja e PDK-së na bënë të qeshim bukur shpesh. /Indeksonline/