12:10 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Në Komunën e Malishevës deri më tash janë ndihmuar 900 familje në nevojë

Pas situatës së fundit të krijuar në vend, më shpërfaqjen e Covid-19, është shtuar edhe nevoja për të ndihmuar familjet në nevojë. Deri më tani në komunën e Malishevës janë ndihmuar 900 familje ne artikuj ushqimor dhe higjienik. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e tretë me radhë nga  Komiteti  Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu të gjitha institucionet publike të kësaj komune janë dezinfektuar.

Malisheva mbetet njëra ndër komunat më të prekura nga coronavirusi me gjithsej 44 qytetarë, ndërsa janë shëruar e 7 persona.

Tutje kjo komunë fton të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura nga ana e Qeverisë me rekomandim të institucioneve shëndetësore.