11:24 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / OSH

Në Koshare të Ferizajt, nuk hiqen mbeturinat për 3 javë, banorët detyrohen t’i largojnë vetë

Banorët e fshatit Koshare të komunës së Ferizajt, janë ankuar se tash 3 javë askush nga kompani e pastrimit nuk ka shkuar për tua hequr mbeturinat.

Në kohën kur nxehtësia ka kapluar vendin tonë, kundërmimi i tyre është bërë i padurueshëm për këta banorë.

Të ndodhur në një situatë të tillë, ata janë detyruar që vetë të largojnë ato me kamionet.

IndeksOnline ju sjell pamje: