10:21 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në Kosovë si askund tjetër, tifozët anglez së bashku me policinë

Në shumicën e rasteve kacafyten me Policinë, tifozët anglez nuk përjetuan dicka të tillë në Kosovë.

Mediat angleze nuk ndalen së lavdëruari vendin tonë për pritjen që i organizuan Anglisë.

Madje ato po prekin çdo detaj brenda e jashtë fushave, ndonëse jemi disa ditë pas takimit.

Së fundi në mediat angleze në mesin e shumë kujtimeve nga Prishtina, po qarkullon një fotografi ku shihen tifozë anglez së bashku me Policinë e Kosovës.

Ndodhi jo e shpeshtë kjo për fansat e Anglisë, pasi kudo që udhëtojnë janë pikë synim i Policisë.

Si do të jetë jashtë Kosovës, në vendin tonë të gjithë morën kujtimet më të bukura.

/Indeksonline/