13:57 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ndalohen 15 sirianë e kurdë, në Kukës, synonin Kosovën

Kohët e fundit janë shtuar gjithnjë e më shumë rastet kur shtetasit e huaj tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet Shqipërisë.

Diçka e tillë ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, teksa policia e Kukësit ka bërë të mundur ndalimin e 15 shtetasve sirianë dhe kurdë, destinacioni i të cilëve mendohet se ishte kalimi nga Morini për në Kosovë, shkruan “Koha jonë”.

Mësohet se ndër ta ishin 4 gra dhe fëmijë. Ndalimi i tyre është bërë pranë urës së Drinit të Zi. Për momentin të ndaluarit ndodhen në komisriatin e Kukësit ku po merren në pyetje.