18:02 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Në Lezhë plagoset në mes të rrugës një 42-vjeçar, gjendet një veturë e djegur dyshohet se është e autorëve

Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbeturi i plagosur A.D. i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në superstradë Lezhë-Milot pranë një lokali, sipas policisë në rrethana të paqarta.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSH po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve

Pak minuta pas plagosjes në Lezhë është gjetur një makinë e djegur në rrugën e vjetër drejt Milotit në afërsi të fshatit Zejmen.