14:25 / E Martë, 04 Gusht 2020

Në “Ligën e arave”, Balotelli afër transferimit në një kampionat inferior!

Mario Balotelli është në kërkim të skuadrës së re. Futbollisti italian pritet që të bie në kategori të ulët të profesionalizmit si futbollist.

Një javë para se të mbush 30 vite jetë, Balotelli është afër transferimit në kampionatin rumun te skuadra e Cluj.

Bisedimet kanë filluar dhe se sulmuesi është i gatshëm që të pranoj të luaj në Rumani.

Balotelli këtë edicion ishte pjesë e Brescias në Serie A, por që më pas u përjashtua nga skuadra për shkak të sjelljeve jospotive./Indeksonline/