09:40 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në Lipjan sulmohet zyrtari policor

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Lipjan, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor që ishte në detyrë, njofton Policia e Kosovës.

“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor që ishte në detyrë zyrtare.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.