16:06 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Në Maqedoni, shqiptarët “e cënuar” për të festuar Ditën e Flamurit

Kufiri administrativ mes komunës së Çairit dhe asaj të Butelit. Nëpër rrugët e Çairit sot mund të vërehej prani e flamujve shqiptar ndërsa në komunën e Butelit ndodh e kundërta. Kjo ndarje vjen sepse kështu është paraparë në Ligjin për simbolet që komunat me mbi 50% popullsi shqiptare të kenë të drejtë të përdorin flamurin kombëtar ndërsa ato me rreth 20% mos të kenë këtë të drejtë.”

Qytetarët e anketuar nga Alsat shprehen të pakënaqur me pozitën e flamurit kombëtar që sipas tyre ka fatin e njëjtë me ligjin përdorimin e gjuhës amtare. Edhe në këtë rast, përdorimi i simbolit kombëtar varet nga përqindja e shqiptarëve nëpër komuna.

“Sipas neve nuk është e drejtë, flamuj duhet të ketë edhe atje sepse edhe atje ka shqiptarë dhe duhet të jenë dikund 30% sipas mendimit tim. 01:10 -21 Duhet të respektohet, pasi respektohet dygjuhësia dhe po flitet, ashtu duhet të respektohet edhe flamuri, të ketë flamur edhe në komunën e Butelit dhe gjithkund.”

“Kjo nuk është aspak e drejtë sepse edhe atje ka shqiptarë që jetojnë por nuk e di përse ndodh kjo.”

Situatë e ngjashme me Çairin dhe Butelin mbizotëron edhe në Komunën e Kumanovës dhe atë të Likovës. Likova me popullsi shqiptare prej 97.42% ka të drejtë të përdor flamurin por jo edhe Kumanova me 25.8 shqiptar.

Shpëtim Pollozhani, nga shoqata e ish të dënuarve politik shqiptar thotë ligji mbi përdorimin e simboleve është denigrues, jo vetëm për shkak të kufizimeve për përdorimin e tij, por edhe për shkak të formës apo madhësisë që duhet të jetë për një të tretën më i vogël se flamuri shtetëror. Pollozhani thotë ligji për përdorimin e simboleve duhet të pësoj ndryshime dhe të kaloj së bashku me ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Më vjen keq që çështja e flamurit me të vërtetë është keqpërdorur, nuk është rregulluar me ligj si duhet. Në një mënyrë ligji aktual për përdorimin e flamurit është denigrues, është poshtërues dhe nënçmues për shqiptarët për arsye se akoma është në fuqi ligji i cili urdhëron që madhësia e flamurit shqiptar të jetë për 1-3 më i vogël nga përmasa se flamuri shtetëror. Kjo gjë duhet urgjentisht të rregullohet”- deklaroi Shpëtim Pollozhani, ish i përndjekur politik.

Në bazë të ligjit, bashkësitë etnike mund ta përdorin flamurin e tyre, bashkë me atë shtetëror në objekte të karakterit lokal dhe publik. Në bazë të ligjit, pushteti lokal vendosë për datat ose ngjarjet kur do të përdoret flamuri i bashkësive etnike. Flamuri pa pengesa mund të përdoret vetëm se në manifestime private. Ligji për përdorimin e simboleve të bashkësive etnike është miratuar në vitin 2011 dhe atëherë nga Bashkimi Demokratik për Integrim ishte vlerësuar si e arritur e madhe për shqiptarët e Maqedonisë.