17:09 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Në Maqedoninë e Veriut 3 të vdekur dhe 80 raste të reja

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se gjatë 24 orëve tre persona kanë humbur jetën nga COVID 19 dhe numri në total i viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 800 njerëz.

Ndërkohë sipas të dhënave ditën e sotme janë konfirmuar 80 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve në rajon ka shkuar në 21,193 të tjerë.

Në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 16,397 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 3 pacientë. Maqedonia e Veriut për identifikimin e rasteve me koronavirus ka kryer 209,349 testime.