16:27 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Në Maqedoninë e Veriut 5 viktima dhe 161 raste të reja nga COVID 19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona për shkak të COVID-19.

Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 743 viktima. Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 161 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 18,138 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve  nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

Në rajon që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 15,068 pacientë sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 5 të tjerë.