75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Në Merdare nuk ka kolona, bie fluksi i mërgimtarëve

Në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Merdar, sot për fat të mirë nuk ka kolona makinash të mërgimtarëve tanë, që festat e fundvitit kanë vendosur ti kalojnë në vendlindje, tha reporteri i RTK-së, Fazli Veliu.

“Kemi një lajm të mirë për bashkatdhetarët sepse këtu, në pikën kufitare Merdar, nuk ka pritje të gjata dhe fluksi i mërgimtarëve sikur ka rënë nga intensiteti”, tha ai.

Vitin e ardhshëm, në shtator, pritet edh inaugurimi ndërtesës në këtë pikë të doganore, lajmi tjetër i mirë për bashkatdhetarët tanë, sipas Veliut, është se edhe zgjerimi i rrugës Merdar – Prishtinë.

“Fluksi sikur ka rënë, dhe nuk ka kolona të gjata. Si duket edhe apeli i Policisë së Kosovës drejtuar bashkatdhetarëve tanë, që të përdorën edhe pikat tjera kufitare me Serbinë është përfillur nga mërgimtarët tanë”, tha Veliu.

Bashkatdhetarët që udhëtojnë në pikën kufitare të Merdares, sipas Veliut, thonë se nuk kanë informata të mjaftueshme për pakat tjera kufitare dhe vazhdimisht i kalojnë përmes kësaj pike.

Fluksit bashkatdhetarëve tanë që pritet të kthehen në vendet ku punojnë pritet të shtohet nga një janari.