21:50 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Në mes të dimrit, Tuna nis pushimet verore

Si shumë emra të njohur të skenës së muzikës në vendin tonë që zgjedhin muajit e dimrit për tun relaksuar në një vend bregdetar, këtë e ka bërë edhe Tuna.

Këngëtarja e njohur, bashkë me djalin e saj ka zgjedhur plazhin Punta Cana në Republikën Domenikane, për tu relaksuar, shkruan Indeksonline.

Altuna ka publikuar disa video nga atje ku shihet me të birin, Tianin, ndërsa nuk dihet nëse bashkë me ta është edhe Patrisi.

Ndërkohë, Tuna pak ditë më parë paralajmëroj se ka nisur punën për projekte të reja muzikore, që pritet të lansohen së shpejti./Indeksonline/