12:18 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rama, midis fëmijëve uron për Krishtlindje

I gjendur midis fëmijëve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar përmes një postimi festën e Krishtlindjes.

Në fotografinë e publikuar, Rama shihet i buzëqeshur teksa shkruan “Gëzuar Krishtlindjet”.

Më herët mëngjesin e sotëm, kreu i Qeverisë shpërndau fjalën e Papa Françeskut.

“Zoti nuk i jep kurrë dhuratë atyre që nuk janë në gjendje ta marrin! Ai na ka dhënë Krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim”, ka shkruar Rama.