12:13 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Në Mitrovicën e Veriut vërehet një atmosferë e qetë

Në Mitrovicën e Veriut sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunës. Sipas KQZ-së në këtë komunë janë 7 qendra me 27 vendvotime, ndërsa 23 mijë e 313 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

IndeksOnline është duke qëndruar në këtë qytet për të parë nga afër procesin e votimeve në këtë komunë. Që nga mëngjesi deri më tani gjithçka po shkon në normalitet të plotë.

Aktualisht në këtë pjesë të Kosovës është një ditë e qetë, ku ka një numër jo shumë të madh të qytetarëve që po frekuentojnë rrugët, përveç atyre që janë dukje ushtruar të drejtën e votës.

Sipas njoftimeve të fundit të KQZ-së në këtë komunë deri në orën 11:00, kanë votuar 12.62% e votuesve apo 2 mijë e 942 votues nga 23 mijë e 313 votues.