16:03 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Në modelin e ri të Mercedes-Benz mund të luani lojën “Mario Kart”

Ne të gjithë jemi fansa të video-lojërave. Na pëlqejnë garat virtuale- nga ato më realet tek ato surrealet. Mercedes e ka kuptuar këtë gjë. Mercedes-Benz CLA e re mban lojën Mario Kart në instrumentët dixhital.

Në Kongresin Mobil Botëror 2019 të mbajtur në Barcelonë, prodhuesi gjerman kishte në stendën e tij CLA. Ishte aty për të prezantuar përmirësimet më të fundit të sistemit të informacionit MBUX të markës, duke përfshirë një numër të ri aplikacionesh.

Vizitorët mund të luanin Mario Kart në ekranin qëndror të automjetit.

Në fakt, loja quhet SuperTuxKart, një version i Mario Kart. Platforma mund të funksionojë në sistemet Linux, macOS, Windows dhe Android, si dhe në sistemin e informacionit të gjeneratës së fundit të Mercedes.

Prodhuesi ka përfshirë më shumë se thjesht timonin dhe pedalet në video-lojë. Për shembull, rrjedhja dhe shfryrja e ajrit varen nga shpejtësia e makinës në lojë.

Ngjyrat e ambientit ndryshojnë nga kuq në jeshil në fillim të lojës. Në fund, kur lojëtari përplaset me një kundërshtar, rrypi i sigurimit do të shtrëngohet.

Një sistem të tillë lojërash mund ta gjeni edhe në makinën Tesla. Së shpejti do ta gjeni edhe tek Mercedes. Epo… dixhitalizimi nuk është një gjë edhe aq e keqe.