11:24 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në momentin e përkeqësimit të gjendjes së Vokrrit, ishte edhe politikani kosovar

Lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka qenë një nga dëshmitarët e rastit ku Fadil Vokrri pati përkeqësim të gjendjës, për të ndërruar jetë më pas.

Ish ministri i Diasporës ka treguar për Indeksonline këtë moment të trishtuar.

“Isha dëshmitar i kësaj beteje sepse rastësisht qëllova në Gym, aty ku ishte edhe Vokrri. Ndihma ka ardhë shpejt, por si duket ka qenë sulmi shumë i rëndë. Vokrri ishte i gjallë kur u nxor nga vendi i ngjarjes, në gjendje të rëndë ishte, por i gjallë” rrefen Valon Murati për Indeksonline.