11:22 / E Martë, 12 Dhjetor 2017

Në moshë e vjetër por u bë ikonë e modës “rastësisht”! (Foto)

Bota e modës në shumë raste është e ashpër, por një ikonë e modës po dëshmon se nuk duhet të jeni një mijëvjeçar për të dominuar.

Lyn Slater, është një profesoreshë 64 vjeçare, e cila gjithashtu ndodh të jetë një nga influencuesit më të njohur të modës në Instagram, me mbi 300 mijë ndjekës, transmeton Indeksonline.

Një “ikonë aksidentale” siç e quan veten (dhe blogun e saj), profesoresha e modës u bë një emër i njohur në modë, rastësisht.

Ajo ndodhe në vendin e njohur si java e modës në Nju-Jork, ku kishte veshur një kostum ‘Yohji Yomamoto’ dhe mbante një qese Channel, fotografët filluan ta rrethojnë atë, duke supozuar se ajo duhet të jetë një ikonë e rëndësishme e modës, duke pasur parasysh pamjen e modës së lartë në të.

Më pas imazhi i Slater u shfaq kudo dhe ajo vendosi që famën e saj ta rrisë me  hapjen e një blogu./Indeksonline/

 

Temat:
Mos i humb