14:08 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Në moshën 113 vjeçare, vdes personi më i moshuar në botë

Ka ndërruar jetë njeriu më i vjetër në botë, Masazo Nonaka.

Japonezi Nonaka jetoi 113 vjet dhe familja e tij njoftoi se ai vdiq në mënyrë të qetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, derisa ishte në gjumë.

Nonaka kishte pesë fëmijë, përderisa gruaja dhe tre nga ta kishin vdekur në moshë më të re.

Ai ishte markuar në vitin 1931 dhe kishte jetuar shëndetshëm përgjatë gjithë jetës së tij.

Ndryshe, duhet cekur se Japonia është shteti me jetëgjatësinë më të madhe të popullsisë në botë.