Në moshën 12-vjeçari, ish-ylli i Liverpooli pranon se e provoi drogën për herë të parë
Jermaine Pennant ka folur për herë të parë për kohën kur provoi drogën si 12-vjeçar dhe është një storie mjaft interesante, shkruan IndeksOnline.
Ish-anëtari i Arsenalit dhe Liverpoolit e ka diskutuar incidentin në fjalë në autobiografinë e tij, ”Mental”, e cila është lansuar të enjten.
Pennant ka pasur një fëmijëri të keqe, bpor insiston se kurrë nuk ishte bërë i varur nga droga – edhe pse në një rast babai i tij e lejoi ta provonte marihuanën.
Ish-anëtari i Birminghamit pohon se nuk e pa marihuanën aq të rrezikshme si drogat tjera, por e provoi atë kinse për shkaqe shëndetësore.
”Kurrë nuk kam qenë i varur nga drogat. Ndoshta ishte sepse unë e pashë shkatërrimin që e shkaktonin”.
”Jo, e kam provuar marihuanën njëherë. Ishte babai im që më lejoi dhe mendoj se ai dëshiroi të më jepte leksion”.
”Nuk e kam parë marihuanën si drog të rrezikshme. Efektet nuk ishin të njejta sikur të heroinës në mënyrën që shkatërruan jetën e babait tim”, shkroi Pennant./IndeksOnline/