23:00 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Në moshën 34 vjeçare, një zyrtar komunal në Shtime humb jetën nga koronavirusi

Një zyrtar komunal në Shtime ka ndërruar jetë.

Në moshën 34 vjeçare, Afrim Tafa humbi jetën si pasojë e virusit COVID-19.

Ani pse në njoftimin e komunës nuk u bë e ditur kjo gjë, miq  të shumtë të tij përmes rrjetit social Facebook thanë se kishin menduar që i njëjti do të arrinte ta mundte koronavirusin.

Stafi i komunës së Shtimes shprehu ngushëllime ndaj familjarëve, duke theksuar se i njëjti për disa vite radhazi kishte kryer punën e tij me shumë përkushtim.

Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ku numri i të vdekurve i konfirmuar deri sot pasdite ishte 284.

Numri i të infektuarve është 9 mijë e 492, kurse 5.346kanë arritur të shërohen./Indeksonline/