16:00 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Në moshën 37 vjeçare vdes aktorja dhe modelja e famshme kanadeze

Në mënyrë misterioze modelja e njohur Stefanie Sherk, ka ndërruar jetë. Modelja dhe aktorja kanadeze ka vdekur “në mënyrë paqësore” në shtepi.

Burri i saj, aktori Demian Bichir, konfirmoi në një deklaratë emocionale në instagram vdekjen e saj.

“Të dashur miq, në emër të familjeve Sherk dhe Bichir Nájera, me dhimbje të pakonceptueshme unë njoftoj se më 20 prill 2019, dashuria jonë Stefanie Sherk, gruaja ime e dashur, vdiq në mënyrë paqësore.Ka qenë koha më e trishtuar dhe më e vështirë e jetës sonë dhe nuk dimë sa kohë do të duhet për të kapërcyer këtë dhimbje”- është shprehur ai.