12:52 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Në moshën 87 vjeçare fitoi lotarinë prej 18 milionë funte, ja çfarë planifikon të bëjë me to!

Dennis Banfield 87 vjeçar qau kur mori vesh se është fitues i një tikete lotarie prej mbi 18 milion funte, të cilat pa dyshim që ia ndryshuan jetën.

Babai 87 vjeç dhe gruaja Shirley 83 vjeçe u habitën kur fituan 18,139,352 funta, pasi të shtunën të gjashtë numrat në biletën e tyre dolën të jetë fitimtarë.

Çifti kishte bërë gjithmonë shaka me vajzat Tina, 54 vjeçe dhe Karen, 51 vjeçe, se ishte vetëm një çështje kohe para se të fitonin Jackpotin e Lotto-s.

Dennis, i cili ka punuar në Bordin e Energjisë Elektrike në Jugperëndim për 40 vjet, tha: “Gjithçka që ka pasur ndonjëherë rëndësi për mua dhe Shirley është se vajzat tona tani financiarisht janë në rregull”, tha 87 vjeçari. /Indeksonline/