15:42 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mësohen datat e ndeshjeve mes Kosovës dhe Anglisë

Si te kompeticionet e seniorëve, ashtu edhe te të rinjët, Kosova do të përballet me Anglinë vitin e ardhshëm.

Pas përfundimit të Ligës së Kombeve, u bënë të ditur kundërshtarët e Kosovës në fazën e eliminatorëve për Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Edhe në shortin e sotëm për grupmoshat, U-21, Kosova është renditur të luajë me Anglinë për Evropianin e të rinjëve, transmeton IndeksOnline.

Dhe tashmë, janë publikuar datat se kur do të zhvillohen ndeshjet ndërmjet Anglisë dhe Kosovës në të dyja kategoritë.

Ndeshja, Angli U-21 – Kosovë U-21 do të zhvillohet më 9 shtator të vitit të ardhshëm në Angli, teksa një ditë më vonë, seniorët e Anglisë dhe Kosovës përballen në ”Wembley”.

Përndryshe, lajmin në fjalë e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur, Arlind Sadiku./IndeksOnline/