12:52 / E Hënë, 22 Mars 2021 / OSH

Në mot të lig, deri në 3 orë pritje për paraqitjen e provimit për patentëshoferë

Ndryshe nga deputetët, qytetarët kanë halle të tjera. Në Qendrën e Regjistrimit të Patentëshoferëve, te Stacioni i autobusëve në Prishtinë janë krijuar radhë të gjata në pritje për të kryer këtë shërbim.

Deri në tri orë thuhet se janë pritjet e qytetarëve për të regjistruar paraqitjen e provimit për patentëshoferë.

Moti është i ftohtë dhe me borë, por që qytetarët po e sfidojnë të ftohtët për të kryer aplikimin e shumëpritur./Indeksonline/