12:38 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Në ndikim të alkoolit, burri sulmon gruan e tij në Prishtinë

Një person në Prishtinë, është arrestuar pasi që i njejti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, në gjendje të dehur.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Raporti i plotë:

Fushë Kosovë 14.12.2019 – 19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /IndeksOnline/