Në New York do të protestohet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, janë parë disa herë deputetë të shumtë duke u fotografuar me pankartën #RallyForHerJustice.
“Rally For Her Justice” apo “Tubohu Për Drejtësinë e Saj” është motoja e viktimave të dhunës seksuale të luftës gjatë viteve të ’90-ta, në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci
Mbi 70 mijë viktima, pas më shumë se 20 viteve, janë duke kërkuar drejtësi.
E, ndër to është edhe Vasfije Krasniqi-Goodman.
Krasniqi-Goodman tash e disa ditë është duke bërë thirrje për të protestuar përpara Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në New York.
Tubimi është lajmëruar të mbahet të enjtën e ardhshme, më 28 tetor, në mesditë.

Kësaj nisme i janë bashkëngjitur edhe komunitetet malazeze, boshnjake dhe kroate në New York.
Tubimi i parë #RFHJ ishte mbajut më 30 tetor, dy vite më parë. Pjesëmarrësit e protestës së parë u kishin bërë thirrje autoriteteve për të ndeshkuar kriminelët e luftës të cilët ende jetonin në liri.