Në një barazim dramatik, Man City siguron kualifikimin tutje
Manchester City e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Champions Leagues.
Skuadra e Pep Guardiolas barazoi sonte me Lyonin në ndeshjen e zhvilluar në ”Groupama Stadium”.
”Qytetarët” barazuan me rezultat, 2-2 me francezët për ta siguruar një vend në fazën, 1/16 të finales, transmeton IndeksOnline.
Golat për vendasit i shënuan Cornet (’55,’81), teksa për mysafirët shënuan Laporte (’62) dhe Aguero (’83).
Kurse, vendi i dytë aktualisht mbulohet nga Lyoni, por francezët s’e kanë siguruar ende plasmanin tutje.
Kjo për shkak se Hoffenheimi pësoi humbje nga Shakhtari, ku ukrainasit janë në vendin e tretë, me 2 pikë larg Lyonit./IndeksOnline/