18:03 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në një market në Polac të Skenderajt shiteshin produkte me afat të skaduar, gjobë ndaj pronarit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një publikimi të bërë në Facebook, ka njoftuar që Drejtoria e Inspektoratit gjatë kontrollave nëpër markete në fshatin Polac, ka hasur në produkte me afat të skaduar, ku më pas edhe e kanë asgjësuar atë.

Jashari ka thënë madje se ndaj pronarit është shqiptuar edhe gjobë.

“Angazhimi ynë në mbrojtje të konsumatorit nuk do të ndalet asnjëherë!

Drejtoria e inspektoriatit gjatë kontrollave që ka bërë nëpër markete të ndryshme në fshatin Polac, ka hasur në produkte me afat të skaduar në njërin prej marketeve në këtë fshat, përkatësisht në marketin “Ardi”. Ku pastaj e kanë bërë konfiskimin e mallit, dhe e kanë asgjësuar atë. Natyrisht, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Nga qytetarët kërkojmë bashkëpunim që të raportojnë, nëse hasin në raste të tilla”, ka shkruar Jashari./Indeksonline/