16:26 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Në oborrin e dy shkollave, nxënësit në Ferizaj grushtohen mes vete

Një rrahje masive ka ndodhur sot në mes disa nxënësve në Ferizaj.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si nxënësit grushtojnë njëri tjetrin pikërisht në oborrin e gjimnazit ‘Dr.Shaban Hashani’ si dhe të shkollës së mjekësisë ‘Elena Gjika’.

Duhet përkujtuar që ky nuk është rasti i parë kur nxënësit rrahën me njëri-tjetrin në oborrin e një shkolle dhe si pasojë e kësaj shpesh herë shumë prej tyre përfundojnë edhe me lëndime të rënda trupore./Indeksonline/