10:22 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Në ora 13:00 seanca ndaj deputetëve të VV-së që hedhen gaz

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtatë deputetëve të Vetëvendosjes do të mbahet sot në ora 13:00.

Deputetët e VV-së që janë ndaluar për hedhje të gazit në Kuvend, do të paraqiten para trupit gjykues në seancën e sotme.

Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shtatë deputetëve të VV-së, Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla u është caktuar masa e ndalimit për 24 orë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend të cilët pamundësuan votimin për katër herë të marrëveshjes për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Dje, Vetëvendosje përmes një reagimi në facebook ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetëve të tyre./Indeksonline/