22:13 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Në orët e vona të mbrëmjes, PDK në mbledhje të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së partisë.

Mbledhja ka nisur në orën 22:00, e në zyrat e kësaj partia tashmë ka arritur edhe kryetari, Kadri Veseli, raporton Indeksonline.

Selia Qendrore e PDK-së

Ende nuk janë bërë të ditura detajet se përse po zhvillohet kjo mbledhje e PDK-së në orët e vona të mbrëmjes./Indeksonline/

Selia Qendrore e PDK-së