15:55 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Në pikë të ditës, asnjë punëtor në QMF të Lluzhanit, qytetari xhiron i vetëm

Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasditen e së hënës ka mbetur tërësisht e boshatisur.

Në një video të dërguar nga lexuesit e IndeksOnline, shihes se si në asnjërën prej dhomave të intervenimit dhe zyret e kësaj QMF-je, nuk ndodhet askush nga stafi mjekësor.

As mjekë e as infermier, e madje askush nga siguri nuk ndodhet aty, për të dhënë një përgjigje për pacientët që po presin në radhë për të marrë shërbime shëndetësore.

IndeksOnline ju sjell pamje: