11:49 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Në Prishtinë edhe kafja “pihet” me maskë, vetëdijesohen qytetarët (Foto)

Gjendja alarmuese e ajrit në Prishtinë ka nxitur reagime nga më të ndryshmet në vend.

Madje gjatë ditës së nesërme Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe një seancë të jashtëzakonshme përderisa i njëjti vendim është marrë për të enjten në Asamblenë e Komunës së Prishtinës.

Ndërkohë lexues të Indeksonline kanë dërguar një fotografi në të cilën shihet se si disa miq janë mbledhur për të pirë kafe në një nga kafiteritë e Prishtinës në ambient të hapur por që janë detyruar të vendosin maskat.

Siç duket qytetarët tashmë kanë vendosur të marrin masat individuale lidhur me mbrojtjen e shëndetit të tyre nga ndotja e ajrit./Indeksonline/