11:08 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Në pritje të ëmbël, Miriam Cani shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja Miriam Cani njihet për muzikën që ajo bën, e poashtu njihet edhe si bashkëshortja e këngëtarit Alban Skenderaj, shkruan Indeksonline.

Talenti i saj në muzikë u shfaq qysh në moshë të re, duke vazhduar me sukses karrierën e saj muzikore edhe jashtë trojeve shqiptare.

Madje albumi i parë i këngëtares u rëndit si i dyti më i shituri në Gjermani, një sukses ky i madh për një këngëtare shqiptare.

Miriam Cani dhe Alban Skenderaj gëzojnë një respekt dhe simpati të madhe nga fansat si çift.

Ata janë prindër të një vajze, e tani po presin edhe një fëmijë. Në pritje të fëmijës së dytë, Miriam Cani ka bërë një paraqitje në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet mjaft e bukur duke u paraqitur pa grim.

Kujtojmë që lajmin për shtatzëninë e dytë, çifti e kanë bërë të ditur gjatë koncertit madhështorë të Albanit në Prishtinë. /Indeksonline/